Subscribe

ENKELEJDA MEMA- GAZETARE

Për herë të parë zgjedhësit në parlamentaret e 25 Prillit do të identifikohen elektronikisht. Është zgjedhur Pallati i Kongreseve për arsye të masave anti-covid për të kryer këtë provë të parë të funksionimit të teknologjisë.

Eksperimenti i parë i funksionimit të pajisjes që mundëson identifikimin e votuesit në mënyrë elektronike ishin përfaqësues dhe anëtarë të tre partive kryesore, Socialiste, Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Pasi pajisjet janë kolauduar dhe përmbajnë gjithë informacionin për numrin dhe të dhënat personale të zgjedhësve, ato dërgohet me vulat e sigurisë në secilën nga qendrat e votimit. Para nisjes së procesit të votimit, fillimisht komisionerët vendosin numrin e qendrës së votimit dhe  verifikojnë listën e votuesve.

Votuesi pasi i dorëzon pasaportën ose kartën e identitetit, ajo verifikohet nga pajisja dhe më pas të dhënat e tij konfirmohen edhe përmes gjurmës së gishtit të madh. Nëse të dhënat janë në rregull, pajisja nxjerr këtë kupton të votuesit të cilin e administron komisioni dhe zgjedhësi është i lejuar të shprehë vullnetin politik.

ILIRJAN CELIBASHI

KOMISIONERI SHTETOR I ZGJEDHJEVE

“Ka raste që është edhe më pak se një minutë, por shkon mesatarisht në një minutë.”

Në rastin kur zgjedhësi i përket një tjetër zone votimi, pajisja e identifikon atë. Edhe në rastet kur ai voton për herë të dytë shenja që shfaqet në ekran është kjo.

LEALBA PELINKU

NENKOMSIONERE E KQZ

“Pajisja e QV përmban listën e asaj QV, që do të thotë që vetëm votuesi i asaj QV mund të votojë aty. Në momentin që do të prezantohet edhe gabimisht, pajisja mundëson identifikimin e këtij rasti dhe orientimin e saktë të tij.”

Pas kësaj prove të parë, tanimë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të kryejë trajnimin dhe kolaudimin e pajisjeve për çdo qendër votimi. Me vënien në vijë të identifikimit elektronik, tanimë KQZ është drejt përmbylljes edhe të pilotimit të votimit dhe numërimit elektronik. E vetmja dakordësi e parashikuar në Kodin Elektoral që pritet të mos-përmbushet është vota e emigrantëve. Mos-realizimi i saj duket se do të mbetet peng i mosmarrëveshjeve mes palëve politike.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *