Subscribe

Në ditën e fundit të fushatës elektorale si dhe votimit nga diaspora, institucionet përgjegjëse për mbarëvajtjen e zgjedhjeve në Kosovë kanë finalizuar një memorandum bashkëpunimi ben te ditur Vizion Plus. Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka përsëriti thirrjen për sjellje të përgjegjshme dhe demokratike.

 

VALDETE DAKA

 

KRYETARE E KQZ

 

“Iu bëj thirrje të gjithë aktorëve që kanë rol në këto zgjedhje që të zbatojnë ligjin dhe ti tregojmë botës se ne jemi një shtet i ri dhe i përgjegjshëm që mund të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme, duke ndjekur traditën e mirë që kemi treguar deri më tani.”

 

Ndërkohë, fletët e votimit të printuara në Slloveni, kanë mbërritur në ambientet e KQZ-së dhe do të shpërndahen në të 38 komunat, ditën e shtunë. Zëdhënësi i institucionit, Valmir Elezi deklaroi se përgatitjet po zhvillohen sipas planifikimeve.

 

VALMIR ELEZI

 

ZEDHENES I KQZ

 

“Numri i qytetarëve me të drejtë vote është 1 milion e 794 mijë e 862 votues por pavarësisht kësaj, KQZ ka shtypur më pak fletëvotime, kështu kemi vepruar edhe më herët. Ky është një vendim që mbështetet në pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhje e cila mesatarisht në çdo proces zgjedhor ka qënë 45 %, në raste të caktuara arrin edhe 50%.”

 

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit do të mbahen në kushtet e pandemisë dhe do të monitorohen nga 2 mijë vëzhgues më pak, në krahasim me proceset e mëparshme.

Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Albin Kurti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Enver Hoxhaj nga Partia Demokratike, kërkojnë karrigen e kryeministrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *