Këshilli Bashkiak i Maliqit ka marrë vendim ditën e sotme për të ndihmuar me pako ushqimore të gjitha familjet në nevojë, kjo edhe në zbatim të vendimit të Këshillit të Ministrave për përballimin e situatës së shkaktuar nga COVID-19.

 

Kryebashkiaku Gëzim Topçiu e ka bërë të ditur këtë fakt duke u shprehur se shumë shpejt grupet e ngritura në Bashkinë e Maliqit do të shkojnë në çdo familje në nevojë për t’i ndihmuar me pako ushqimore.

 

Ndërkohë prej javësh tashmë të gjitha rrugët dhe hapësirat publike në qytetin e Maliqit dhe në njësitë administrative janë dezinfektuar, ndërsa grupet e patronazhimit të ngritura nga bashkia në bashkëpunim edhe me fondacione të ndryshme u kanë ardhur në ndihmë familjeve ekstremisht të varfra.

 

Kryebashkiaku i Maliqit Gëzim Topçiu i ka bërë apel qytetarëve të vijojnë të qëndrojnë në shtëpitë e tyre. Në të gjithë Bashkinë e Maliqit nuk ka asnjë rast të konfirmuar me COVID-19.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *