Subscribe

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbrojtur sërish muxhahedinët e kampit të Manzës. Gjatë mbledhjes së grupit parlamentarë Berisha tha se zhvillimet e një dite më parë kanë nevojë për një hetim ndërkombëtar nga OKB.

 

Të gjitha këto kërkojnë një hetim. Një hetim ndërkombëtar, në mënyrë të veçantë një hetim nga OKB që i ka në mbikëqyrje. Gjithashtu, autorët e dhunës duhet të dalin përpara gjyqit. Si u vra ai që vdiq? Ata që kanë thyer kocka të refugjatëve, duhet të përballen me ligjin. Se thanë spraj, por spraji nuk thyen kocka. Është e domosdoshme një hetim që të nxjerrë abuzuesit me të drejtat e njeriut. Në njoftimin e DASH ka një element të rëndësishëm që vetë këta shkelin të drejtat e njeriut. Kjo është absolutisht e rëndë. Edhe kjo duhet të jetë pjesë e hetimit të OKB-së. Nuk mund të përdoret kampi i strehimit për të dhunuar të drejtat e njerëzve të komunitetit. Se ai nuk është kamp ushtarak, është kamp refugjatësh.

 

Berisha hodhi akuza edhe në drejtim të qeverisë, që sipas tij zgjodhi ditën e refugjatëve për të realizuar kontrollet.

 

Narkoshteti shqiptar gjeti ditën e refugjatëve për këtë reprezalje. Përmasat e të cilës sipas mediave janë krejt të tjera nga ato që thonë Çuçi dhe Rumbullaku. Mediat informojnë për gjymtyrë të thyera të cilat nuk mund të ndodhnin kurrë me sprej, për koka të çara, për plagosje të rënda. Pra një brutalitet dhe një dhunë e egër e dënueshme, e papranueshme.

 

Berisha iu rikthye marrëveshjes së nënshkruar prej tij kur ishte në qeveri për pranimin e refugjatëve nga Irani. Sipas tij marrëveshja u arrit pas realizimit të disa kërkesave nga ana e qeverisë shqiptare, ku një prej tyre ishte integrimi i tyre në vend dhe jo ngritja e një kampi siç bëri qeveria aktuale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *