Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
10 August 2026
Vizion fokus

SHBA kërkon fundin e luftës me Iranin, Trump i...

Historia e kalit të verbër që fiton medalje ari,...

Skandal në Greqi, 15-vjeçari shqiptar denoncon 17-vjeçarin bashkëkombas për...

Nuk arritën në kohë për fluturimin, dy gratë futen...

Makth për vajzat e mitura në Ceuta, raportohen të...

Tmerri i flakëve në Krujë, Rama publikon reagimet e...

Thashethemet për dasmën e Cristiano Ronaldos, mijëra fansa “pushtojnë”...

Tajfuni “Dolphin” godet Kinën, evakuohen mbi 400 mijë persona,...

Aksident tragjik në Peru, 13 viktima pas përplasjes së...

Edhe Greqia në luftë me flakët, zona me e...

Lindja e Mesme në flakë! Rebelët Huthi sulmojnë tankerat saudite, SHBA-të vazhdojnë sulmin ndaj Iranit

23 Korrik 09:32

Për të 12-ën ditë radhazi, Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re bombardimesh ndaj Iranit, duke goditur objektiva ushtarake që, sipas Uashingtonit, pengojnë lirinë e lundrimit në rajon.

Në të njëjtën kohë, rebelët Huthi të Jemenit kanë zgjeruar ndjeshëm frontin e konfliktit, pasi sulmuan me dronë dhe raketa dy cisterna saudite në Detin e Kuq. Sulmi vjen pak ditë pasi grupi shpalli bllokadë detare ndaj Arabisë Saudite, duke kërcënuar mbylljen e Detit të Kuq dhe rrezikuar stabilitetin e tregtisë ndërkombëtare.

Lëvizja shiite Ansar Allah, e mbështetur nga Irani, deklaroi se kishte shënjestruar me sukses cisternat “Encelia” dhe “Layla”, të cilat, sipas saj, kishin shkelur bllokadën detare. Grupi pretendon gjithashtu se detyroi edhe dhjetë anije të tjera të ndryshonin kurs.

U.S. Central Command (CENTCOM) has announced the completion of a twelfth consecutive night of strikes against military targets in Iran, to include maritime capabilities, missile and drone storage facilities, coastal surveillance sites, and air defense assets across areas of… pic.twitter.com/9TybEdPspz

— OSINTdefender (@sentdefender) July 23, 2026

Autoritetet saudite konfirmuan se njëra prej cisternave është përfshirë nga flakët, ndërsa Agjencia Britanike për Sigurinë Detare (UKMTO) njoftoi se një tanker u godit nga një predhë e paidentifikuar rreth 70 milje detare larg portit Al Shuqaiq. Zjarri i madh po luftohet nga ekuipazhi, ndërsa deri tani nuk raportohen viktima apo të plagosur.

Ndërkohë, Komanda Qendrore Amerikane (CENTCOM) bëri të ditur se gjatë orëve të para të së enjtes nisi një seri të re sulmesh ndaj objektivave ushtarake iraniane.

“Sulmet do të vazhdojnë për të reduktuar aftësinë e Iranit për të kërcënuar anijet tregtare dhe personelin civil që lundron në rajon”, thuhet në deklaratën e CENTCOM.

Sipas raportimeve të para, dy persona humbën jetën në një pikë kufitare në provincën Khuzestan, ndërsa shpërthime u dëgjuan në Jask, Bandar Abbas dhe Bushehr.

Edhe Kuvajti njoftoi se sistemet e tij të mbrojtjes ajrore ndërhynë për të zmbrapsur një sulm me dronë, megjithëse disa burime raportojnë se baza ushtarake Ali Al Salem është goditur.

Presidenti amerikan Donald Trump përsëriti qëndrimin e tij të ashpër, duke deklaruar se SHBA do të godasë ura ose centrale elektrike iraniane sa herë që Irani sulmon anije në Ngushticën e Hormuzit.

Nga ana tjetër, Garda Revolucionare Iraniane njoftoi se ndaloi tre cisterna nafte që tentuan të kalonin nëpër Ngushticën e Hormuzit. Sipas saj, njëra prej anijeve shpërtheu dhe mori flakë, ndërsa dy të tjerat u detyruan të tërhiqeshin.

Autoritetet iraniane paralajmëruan se Ngushtica e Hormuzit do të mbetet plotësisht e mbyllur për sa kohë SHBA vijon operacionet ushtarake në rajon, duke theksuar se asnjë cisternë nuk do të lejohet të kalojë pa koordinim me Teheranin.

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Iran SHBA sulm

Nga e njëjta kategori

SHBA kërkon fundin e luftës me Iranin, Trump i gatshëm për marrëveshje edhe pa dakordësi për programin bërthamor

më shumë...

Historia e kalit të verbër që fiton medalje ari, pronarja: Unë u bëra sytë e tij

më shumë...

Skandal në Greqi, 15-vjeçari shqiptar denoncon 17-vjeçarin bashkëkombas për abuzim s*ksual prej tre vitesh

më shumë...

Aktorja përballet me momentin e sikletshëm në tapetin e kuq, fansja e puth papritur në buzë (VIDEO)

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:28

SHBA kërkon fundin e luftës me Iranin,...

9:57

Historia e kalit të verbër që fiton...

9:37

Skandal në Greqi, 15-vjeçari shqiptar denoncon 17-vjeçarin...

9:20

Aktorja përballet me momentin e sikletshëm në...

9:10

Zjarret në vend, 8 vatra aktive! Ministria...

8:58

Kruja nuk gjen qetësi nga flakët, riaktivizohet...

8:35

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia shpëton...

8:14

Nuk arritën në kohë për fluturimin, dy...

7:38

Vatra në Mallakastër, ende aktive, vijon lufta...

6:53

I dënuar me burg përjetë, Ardian Çapja...

6:33

Makth për vajzat e mitura në Ceuta,...

6:00

Tmerri i flakëve në Krujë, Rama publikon...

5:35

Thashethemet për dasmën e Cristiano Ronaldos, mijëra...

4:45

Tajfuni “Dolphin” godet Kinën, evakuohen mbi 400...

4:40

Aksident tragjik në Peru, 13 viktima pas...

3:36

A flini me kondicionerin ndezur? Studimet tregojnë...

3:17

Edhe Greqia në luftë me flakët, zona...

3:15

Themelohet “NATO” e Lindjes së Mesme, Turqi-Pakistan-Arabia...

3:11

Programe të reja te “Gjuhët e huaja”,...

1:55

Lamallari e Hita inspektim në Krujë, nuk...

Më të klikuarat

  • Viktima Johan Zuko dhe autori Kristjan Sterjo Sterjo mori kallashin dhe ndoqi Zukon e shokët e tij për t’i...
  • Aktorja përballet me momentin e sikletshëm në tapetin e kuq...
  • Nga shokë fëmijërie në “rivalë”, si nisi përplasja mes të ri...
  • Skandal në Greqi, 15-vjeçari shqiptar denoncon 17-vjeçarin b...
  • Tragjedi në Ksamil, babai përplas aksidentalisht vajzën 4-vj...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.