E hënë, 5 Tetor 2026 Zilia deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 10 minuta më parë
Vendi

Balla publikon pamjet e policit të mbuluar në gjak: Kjo nuk është më protestë paqësore, por terrorizëm

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka publikuar një video ku shfaqet një efektiv policie i lënduar gjatë përplasjeve me protestuesit.

Në pamje, efektivi shihet i gjakosur në pjesën e kokës, ndërsa po merr ndihmën e kolegëve. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Balla dënoi ashpër dhunën ndaj forcave të rendit, duke e cilësuar situatën si një akt që tejkalon kufijtë e një proteste paqësore.

Reklamë

“Kjo nuk është më protestë paqësore, është terrorizëm. Gjaku i policisë është gjaku i shtetit. Kush ngre dorë kundër punonjësit të policisë, ka ngritur dorë kundër shtetit”, shkroi Balla.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë