Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ushtroi kontrolle në institucionin e vuajtes së dënimit në Drenovë.
Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve i gjeti një aparat celular Laert Haxhiut, i dënuar përjetë për “Masakrën e Lushnjës”, ngjarje e ndodhur në vitin 2017, me dy të vrarë.
Në shënjestër të atentatit ishte Xhulio Shkurti nipi i Aldo Bares që i shpëtoi plumbave pasi u largua për pak minuta nga tavolina, ndërsa humbën jetën dy miqtë e tij.
Haxhiu është në proces gjyqësor në Gjykatën e Posaçme edhe për disa ngjarje të rënda kriminale, vrasje e grabitje, krime këto që janë rrëfyer nga i penduari i Drejtësisë, Artan Tafani, dikur mik i Laert Haxhiut./vizionplus.tv





