E shtunë, 17 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/3 përditësuar 9 orë më parë
Video · Vendi

Qytetarët: Mos e shkrini Patosin. Banorët protestojnë kundër hartës së re territoriale

Për të dytën herë banorët e Patosit kundështojnë propozimin e Partisë Socialiste per hartën e re territoriale ku parashikohet shkrirja e bashkisë Patos me atë te Fierit.

Me pankarta në duar folësit kërkuan njëzëri heqjen dorë nga ky projekt.  Kryeministri Rama sipas tyre, duhet te rishikoje këte propozim pasi Patosi eshte qytet me identitet dhe histori, teksa kane vëë në dukjse se dhe performanca e bashkisë renditet nder me te mirat në vend.

Reklamë

“Mazniku nuk mund ta realizoje ketë propozim pa u konsultuar me ne kanë thonë banorët pasi ai nuk e njeh historine e qytetit të naftetareve”.

Qytetarët thanë se nese Patosi i bashkohet Fierit do te humbasin të gjitha shërbimet duke ua veshtiresuar jeten e perditshme. Po ashtu ekziston edhe rreziku i shkrirjes se shumë institicioneve.

Protestuesit paralajmeruan përshkallëzim te protestave dhe shprehën vendosmerine per ta kundërshtuar deri ne fund kete propozim të Partisë Socialiste.

Më shumë video

Reklamë