Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
13 September 2026
Vizion fokus

Zhegrova bën detyrën, por nuk shpëton Juventus, 2 gola...

Reforma Territoriale/ Rama në Elbasan: Asnjë shërbim ekzistues nuk...

Droni rus godet trenin pranë kufirit me Poloninë

Aksident tragjik në Stamboll! Autobusi shpërthen në flakë pas...

Tragjedi! Përmbyset anija me pasagjerë, 129 persona të zhdukur

Elbasani nuk fal! Egnatia pëson humbjen e parë të...

Fitore me vuajtje për Bayern, vendos Harry Kane

Super Haaland! City merr tre pikët në derbin e...

“Nuk po na lejohet të marrim nga qesja jonë”,...

928 gola dhe ende nuk ndalet! Messi spektakolar në...

SHBA dhe Kanadaja drejt arritjes së marrëveshjes tregtare, Trump pezullon tarifat drastike, prekeshin 20 miliardë dollarë importe kanadeze

19 Gusht 10:06

Presidenti amerikan Donald Trump ka vendosur të shtyjë me tre ditë vendosjen e tarifave të reja prej 50% ndaj një game të gjerë mallrash kanadeze, teksa SHBA dhe Kanadaja po përpiqen të finalizojnë një marrëveshje tregtare.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë presidenti i Shteteve të Bahskuara të Amerikës Donald Trump përmes një postimi në rrjetin social “Truth”.

“Kam pezulluar tarifat 50% ndaj Kanadasë, të cilat duhej të hynin në fuqi nesër në mëngjes, për një periudhë tre ditore, bazuar në faktin se Kanadaja dhe SHBA-ja, në pritje të finalizimit të dokumenteve, kanë një marrëveshje”, shkroi Trump.

Vendimi u njoftua më pak se dy orë përpara se tarifa e re të hynte në fuqi dhe të prekte rreth 20 miliardë dollarë importe kanadeze.

Negociatat intensive – Trump dhe kryeministri kanadez Mark Carney kanë zhvilluar dy biseda gjatë kësaj jave, ndërsa negociatorët e dy vendeve kanë qenë në bisedime intensive që prej korrikut.

Carney konfirmoi se është bërë përparim i rëndësishëm, por theksoi se ende mbetet punë për t’u përfunduar.

“Është bërë përparim i konsiderueshëm, megjithëse ka ende punë të rëndësishme për t’u bërë”, tha kryeministri kanadez.

Tarifat e kërcënuara nga Trump do të prekni një gamë të gjerë produktesh kanadeze, përfshirë verën, produktet e bulmetit, çimenton, veshjet dhe pajisjet e hokejit.

Ato do t’u shtoheshin tarifave që SHBA-ja ka vendosur tashmë ndaj çelikut dhe aluminit, automjeteve dhe lëndës drusore kanadeze.

Akses për produktet amerikane – Sipas zyrës së Përfaqësuesit Tregtar të SHBA-së, marrëveshja e mundshme do të përfshijë akses më të gjerë në tregun kanadez për produktet amerikane, angazhime për sigurinë ekonomike dhe përafrim në tregtinë digjitale.

Uashingtoni kërkon gjithashtu që Kanadaja të heqë tarifat hakmarrëse ndaj automjeteve amerikane dhe të ndryshojë kuotat për produktet e bulmetit, në mënyrë që prodhuesit amerikanë të kenë akses më të madh në tregun kanadez.

Një tjetër pikë e diskutimeve është ndalimi i shitjes së alkoolit amerikan në disa provinca kanadeze. Masat u vendosën vitin e kaluar si kundërpërgjigje ndaj tarifave të Trumpit.

Rikthimi i projektit Keystone XL – Trump tha gjithashtu se një marrëveshje përfundimtare mund të hapë rrugën për ringjalljen e projektit të gazsjellësit/naftësjellësit Keystone XL, i cili do të lidhte Albertën në Kanada me SHBA-në.

Projekti, i kundërshtuar prej vitesh nga ambientalistët dhe grupet indigjene, ishte bllokuar nga administratat Obama dhe Biden. Trump e përshkroi mundësinë e rikthimit të tij si zgjimin nga “varri” të Keystone XL.

Tarifat ndaj makinave – Sipas Reuters, në orët e fundit të negociatave palët po diskutonin uljen e tarifave amerikane ndaj automjeteve kanadeze nga 25% në 15%.

Megjithatë, dy vendet ende nuk kishin rënë dakord se cilat automjete do të përfitonin nga ulja. SHBA-ja kërkon që ajo të zbatohet vetëm për automjetet që kanë një përqindje të lartë të komponentëve të prodhuar në Amerikë.

Posted Under:
Anash Bota

Nga e njëjta kategori

Zhegrova bën detyrën, por nuk shpëton Juventus, 2 gola kundër Sasuolos

më shumë...

Reforma Territoriale/ Rama në Elbasan: Asnjë shërbim ekzistues nuk do të shkurtohet!

më shumë...

Droni rus godet trenin pranë kufirit me Poloninë

më shumë...

Aksident tragjik në Stamboll! Autobusi shpërthen në flakë pas përplasjes, 2 viktima dhe 8 të plagosur

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:43

Zhegrova bën detyrën, por nuk shpëton Juventus,...

10:32

Reforma Territoriale/ Rama në Elbasan: Asnjë shërbim...

10:19

Droni rus godet trenin pranë kufirit me...

9:59

Aksident tragjik në Stamboll! Autobusi shpërthen në...

9:47

Mos e kontrolloni telefonin menjëherë, si ta...

9:17

Tragjedi! Përmbyset anija me pasagjerë, 129 persona...

9:10

Elbasani nuk fal! Egnatia pëson humbjen e...

8:42

Fitore me vuajtje për Bayern, vendos Harry...

8:37

Super Haaland! City merr tre pikët në...

8:27

Gjirokastër/ Flakët pranë stallave të lopëve, zjarrfikësit...

7:49

“Nuk po na lejohet të marrim nga...

7:32

Kush janë shenjat më besnike dhe më...

6:40

Laçi triumfon ndaj Vllaznisë, kurbinasit marrin tre...

6:25

928 gola dhe ende nuk ndalet! Messi...

6:18

Përfshihet nga flakët banesa në Fushë-Krujë, shembet...

6:03

“Të dëgjojmë dhe të trajtojmë çdo shqetësim...

5:44

Reforma Territoriale, Rama takim në Berat: Investimet...

5:36

Zjarr masiv në Kroaci, evakuohen 230 persona,...

5:10

Kalaja priti 260 mijë vizitorë, interes i...

4:51

Trump: Lufta me Iranin do të përfundojë...

Më të klikuarat

  • Mesazh me plumba ndaj një gruaje?! Reagon policia për atent...
  • VIDEO/ Shoferi humb ndjenjat në timon, polici jashtë shërbim...
  • Gjirokastër/ Flakët pranë stallave të lopëve, zjarrfikësit p...
  • Tragjedi! Përmbyset anija me pasagjerë, 129 persona të zhduk...
  • Debate për “shkrirjen” e Poliçanit, Rama përplaset me kryeba...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.