E premte, 16 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Temperatura deri në 36 gradë, parashikimi i motit për këtë të mërkurë

Vendi ynë do të ndikohet sot nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, me temperatura të larta në pjesën më të madhe të territorit.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 36°C në Elbasan, Berat dhe Gjirokastër, ndërsa 35°C priten në Tiranë, Durrës, Lezhë dhe Fier.

Reklamë

Moti do të jetë kryesisht i kthjellët, me alternime vranësirash mesatare dhe lokalisht të dendura, kryesisht në relievet kodrinore dhe malore. Vranësirat do të jenë më të pranishme deri në orët e pasdites, ndërsa më pas pritet shpërbërja graduale e tyre dhe mbizotërimi i motit të kthjellët.

Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi në juglindje, me shpejtësi mesatare 7–9 m/s.

Reklamë

Në det, valëzimi do të jetë i forcës 1–2 ballë.

Në tërësi, dita do të karakterizohet nga mot i nxehtë dhe kryesisht i qëndrueshëm në të gjithë territorin.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë