E shtunë, 17 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Shoferi humbi kontrollin e makinës, përfundon në fund të pishinës së fqinjit (VIDEO)

Një video që po qarkullon në rrjetet sociale tregon momentin e pazakontë kur një automjet nxirret nga një pishinë në oborrin e një banese në Massachusetts, SHBA.

Sipas ABC News, shoferi kishte marrë automjetin për të shpërndarë disa pako te fqinjët. Por, për arsye që ende nuk janë bërë të ditura, frenat e automjetit nuk funksionuan.

Reklamë

Si pasojë, shoferi humbi kontrollin e makinës, e cila përfundoi në fund të pishinës së një banese.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar nga incidenti.

Reklamë

Ndërkohë, ka nisur operacioni për nxjerrjen e automjetit nga pishina, ndërsa mbeten të paqarta rrethanat e plota të incidentit.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë