E premte, 16 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:10 Në vijim ora 14:10: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Aksident fatal pranë Prishtinës, humbin jetën dy të rinj, 22 dhe 24 vjeç

*foto ilustruese

Dy të rinj, 22 dhe 24 vjeç, kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor në aksin Mitrovicë-Prishtinë.

Aksidenti fatal ka ndodhur rreth orës 02:53 të mëngjesit të 19 gushtit, në segmentin rrugor në fshatin Smrekovnicë.

Reklamë

Sipas Policisë së Kosovës, në aksident është përfshirë një automjet me dy persona, shoferin dhe pasagjerin. Të dy të rinjtë janë dërguar për trajtim mjekësor, por, pavarësisht ndërhyrjes, mjekët kanë konstatuar vdekjen e tyre.

Me urdhër të prokurorit kompetent, trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Reklamë

Ndërkohë, Njësia Rajonale e Trafikut, në koordinim me prokurorin kompetent, ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet që çuan në këtë aksident tragjik.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë