Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur rreth orës 02:22 në rrugën dytësore në Manzë, Durrës, ku kanë humbur jetën tre persona.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, shtetasi K. V., 25 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin dhe është përplasur me një bordurë betoni.
Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën drejtuesi i automjetit, K. V., 25 vjeç, si dhe dy pasagjerët, shtetasja S. B., 26 vjeçe, dhe A. M., 15 vjeç.
Ndërkohë, pasagjerët e tjerë, R. V., 25 vjeç, dhe K. D., 16 vjeç, kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar drejt Tiranës për ndihmë mjekësore. Sipas policisë, 16-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 02:22, në rrugën dytësore në Manzë, shtetasi K. V., 24 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe, për pasojë, automjeti është përplasur me një bordurë betoni.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit, shtetasi K. V., 25 vjeç, dhe pasagjerët, shtetasit S. B., 26 vjeçe, dhe A. M., 15 vjeç, kanë humbur jetën.
Pasagjerët e tjerë, shtetasit R. V., 25 vjeç, dhe K. D., 16 vjeç, janë dëmtuar dhe janë nisur drejt Tiranës për ndihmë mjekësore. K. D, ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
/vizionplus.tv





