E shtunë, 17 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Dy skutera përplasen me njëri-tjetrin në Vlorë, dy të plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në bulevardin “Ismail Qemali” në Vlorë, në zonën e njohur si Aleksandria.

Dy mjete tip skuter janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa si pasojë e aksidentit kanë mbetur të dëmtuar të dy personat që i drejtonin, një shqiptar dhe një i huaj.

Reklamë

Të lënduarit janë transportuar drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë