E shtunë, 17 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Trump: Bllokada amerikane në Hormuz do të mbetet në fuqi

Presidenti amerikan Donalt Trump ka deklaruar se nuk ka bisedime të planifikuara me Iranin, për t’i dhënë fund luftimeve.

Përmes një postimi ne rrjetet sociale, Trump theksoi se bllokada detare amerikane në Ngushticën e Hormuzit do të mbetet në fuqi edhe në vijim.

Reklamë

Shefi i Shtëpisë së Bardhë nënvizoi po ashtu se kalimi detar në Ngushticën është i hapur për qarkullimin e anijeve dhe se SHBA kishte hequr të gjitha minat e vendosura nga Irani.

“Nuk ka diskutime apo biseda të vazhdueshme ose të parashikuara me Republikën Islamike të Iranit. Bllokada detare mbetet plotësisht në fuqi. Ngushtica e Hormuzit është e hapur dhe funksionale.” shkroi Donald Trump në Truth, sipas të cilit “të gjitha minat detare janë hequr ose shpërthyer”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë