Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
08 September 2026
Vizion fokus

Noka-Spahiut: Klodiana, mos firmos, do shkosh në burg

Protesta jashtë Kuvendit, qëllohet me vezë e domate drejt...

Noka: Ky parlament nuk meriton të ekzistojë, meriton të...

Tensione para Kuvendit! Protestuesi thyen perimetrin e sigurisë dhe...

Bardhi: Do votoj ligjin e Ramës që fut në...

Bardhi: Qeveria po përgatit KAYO-n edhe në shëndetësi, socialistët...

Sesioni i ri parlamentar, Peleshi vendos objektivat

Rama e propozoi për ministre të Shëndetësisë, ja kush...

Parlamenti hap sesionin e ri, qytetarët protestojnë para godinës!...

Surprizon superkompjuteri i Opta-s, ja kush është favorit për...

“Do të hamë macet për të mbijetuar”/ Mesazhet tronditëse nga fronti rus, komandantët kërcënojnë ushtarët: Do t’ju qëlloj me tank

18 Gusht 20:29

Komandantë rusë dyshohet se kërcënojnë dhe detyrojnë ushtarët e tyre të marrin pjesë në sulme, sipas disa komunikimeve ushtarake të përgjuara dhe të publikuara nga media gjermane WELT.

Sipas raportimit, regjistrimet janë siguruar nga ushtria ukrainase dhe përmbajnë komunikime mes komandantëve dhe ushtarëve rusë që refuzojnë të marrin pjesë në sulme.

Në një prej regjistrimeve, një komandant dëgjohet duke kërcënuar trupat: Nëse ju kopilë nuk më përgjigjeni tani, do të hap zjarr mbi ju me një tank.

Në një tjetër komunikim, komandanti u thotë ushtarëve se nuk do të lejohen të largohen nga zona e luftimeve pa marrë më parë vendbanimin që u është caktuar si objektiv.

“Betohem, asnjëri prej jush nuk do të kthehet derisa ta merrni këtë vendbanim. Askush”, dëgjohet të thuhet në regjistrim.

Sipas pretendimeve të palës ukrainase, ushtarët rusë përballen gjithashtu me rrezikun e ndëshkimeve ekstreme nëse tentojnë të tërhiqen nga pozicionet e luftimit. Raportime për përdorimin e njësive që pengojnë tërheqjen e trupave ruse janë bërë edhe më herët gjatë luftës.

Komunikimet e përgjuara pretendohet se tregojnë gjithashtu për kushte të vështira në terren. Në disa prej tyre, ushtarët ankohen për mungesë të ushqimit dhe ujit. Një ushtar raportohet të ketë deklaruar se u është dashur të pinë urinën e tyre për shkak të mungesës së ujit.

Ndërkohë, një oficer i inteligjencës ukrainase pretendon se në raste të tjera ushtarët rusë kanë diskutuar edhe mundësinë e ngrënies së maceve për shkak të mungesës së ushqimit.

Pretendimet bazohen në materiale të publikuara nga pala ukrainase dhe të raportuara nga WELT.

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
komandante rus Ushtarët vixion plus WELT

Nga e njëjta kategori

Noka-Spahiut: Klodiana, mos firmos, do shkosh në burg

më shumë...

Protesta jashtë Kuvendit, qëllohet me vezë e domate drejt efektivëve

më shumë...

Noka: Ky parlament nuk meriton të ekzistojë, meriton të shkrihet, ju jeni përfaqësues të krimit

më shumë...

Tensione para Kuvendit! Protestuesi thyen perimetrin e sigurisë dhe kundërshton Policinë (VIDEO)

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

6:00

Noka-Spahiut: Klodiana, mos firmos, do shkosh në...

5:57

Protesta jashtë Kuvendit, qëllohet me vezë e...

5:52

Noka: Ky parlament nuk meriton të ekzistojë,...

5:44

Tensione para Kuvendit! Protestuesi thyen perimetrin e...

5:43

Bardhi: Do votoj ligjin e Ramës që...

5:37

VIDEO/ Protesta para Kuvendit, qytetarët përplasen me...

5:29

Bardhi: Qeveria po përgatit KAYO-n edhe në...

5:23

Sesioni i ri parlamentar, Peleshi vendos objektivat

5:21

Hita mbledh strukturat e Policisë në 4...

5:03

Rama e propozoi për ministre të Shëndetësisë,...

4:52

Parlamenti hap sesionin e ri, qytetarët protestojnë...

4:52

Surprizon superkompjuteri i Opta-s, ja kush është...

4:34

Ulen lehtë temperaturat, parashikimi i motit për...

4:29

Kakao në kafenë e mëngjesit? Ja si...

4:09

Hapet ekspozita “Postriba ’46”, kujtohet 80-vjetori i...

3:46

Qytetarët thirrën protestë në nisje të sesionit...

3:43

Roberto Carlos mahnit me fjalët për Dimarcon:...

3:41

Nisja e sezonit të ri arsimor, AKU...

3:34

Elena Sadiku shkruan historinë, shqiptarja e pare...

3:32

Shiste drogë në Tiranë, “Shqiponjat” arrestojnë 27...

Më të klikuarat

  • Sherri që përfundoi me plumba, i shkoi në shtëpi për tu sqar...
  • Shkodra u zgjua me krisma! Ky është 24-vjeçari që mbeti i vr...
  • Pamje të rënda! Gruaja e refuzoi pas takimit të dytë, burri...
  • Pogradeci “zgjohet” nga tërmeti, sa ishte magnituda
  • Grabiten dy biznesmenë në Berat, hajdutët i marrin kasaforta...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.