E shtunë, 17 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Zjarri në Pukë, flakët përpijnë 50 hektarë pyje! Vijon beteja nga ajri dhe toka

Situata vijon të mbetet kritike në Pukë, ku prej pesë ditësh zjarri po përhapet në sipërfaqe të mëdha pyjore, i favorizuar edhe nga erërat e forta.

Ndërhyrja nga ajri vijon intensivisht për të frenuar përhapjen e flakëve, ndërsa paralelisht operacioni po zhvillohet edhe nga toka.

Reklamë

Në terren janë angazhuar forcat e Armatosura, zjarrfikësit, shërbimi pyjor si dhe banorë të zonës, të cilët po punojnë për izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit.

Sipas të dhënave të Emergjencave Civile, nga zjarri i rënë prej pesë ditësh janë prekur rreth 50 hektarë pyje, kryesisht me pisha.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë