E premte, 16 Tetor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:45 Në vijim ora 04:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Veliaj ankimon në KLP vendimin e ILD-së për arkivimin e ankesave ndaj prokurorit Ols Dado

Erion Veliaj ka ankimuar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë vendimin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për arkivimin e ankesave të bëra ndaj prokurorit të posaçëm Ols Dado. Grupi mbrojtës i kryebashkiakut kërkon nisjen e një hetimi disiplinor ndaj prokurorit.

Në korrik, Gjykata Administrative rrëzoi padinë e Veliajt ndaj prokurorit që ka hetuar çështjen e tij. Veliaj kishte kundërshtuar dekretin e vitit 2008 të ish-presidentit Bamir Topi për emërimin e Ols Dados në sistemin gjyqësor.

Reklamë

Sipas pretendimeve të mbrojtjes, Dado nuk kishte përfunduar Shkollën e Magjistraturës dhe, për këtë arsye, nuk duhej të ishte emëruar në sistemin e prokurorisë.

Tashmë, përmes ankimit në KLP, mbrojtja e Veliajt kërkon që vendimi për arkivimin e ankesave të rishikohet dhe ndaj prokurorit të posaçëm të nisë procedim disiplinor.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë