Prefektura e Korçës, synon të krijojë një qendër rezidenciale për personat në nevojë.
Kjo iniciativë e Prefektes, Florinda Zegullaj, përfshin shërbime për fëmijët në situatë rruge, të moshuarve dhe personave me aftësi ndryshe, duke ofruar strehim, shërbime sociale, asistencë mjekësore dhe mundësi integrimi.
“Për të krijuar të ashtuquajturat komunitete të hapura që nxit përfshirjen në komunitet të personave në nevojë. Kemi marrë mbështetjen e institucioneve dhe do të diskutojmë pjesën teknike. Hapi tjetër ngelet për tu diskutuar se cilët ekspertë do të përfshihen në proces. Shpresoj që kjo iniciative të bëhet e mundur”, tha Florinda Zegullaj, prefekte e qarkut Korçë.
“Një shërbim që duhet të jetë në nivele të tjera duke përfshirë nga fëmijët deri tek mosha e tretë. Është për tu përgëzuar dhe angazhimi që kanë dhënë të 6-ta bashkitë e qarkut”, tha Arben Xhaferi, drejtor i politikave, Ministria e Brendshme
Të gjashtë bashkitë e qarkut kanë shprehur dakordësinë për t’u përfshirë në këtë mekanizëm.
Për konkretizimin e projektit kërkohet ngritja e një grupi ndërinstitucional, që do të përcaktojë mënyrën e funksionimit dhe financimit të qendrës. Kjo nismë synon të vendosë solidaritetin dhe dinjitetin njerëzor në qendër të vëmendjes.





