Policia e Shtetit dha detaje për mega-operacionin e zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet e huaja ndërkombëtare, ku u shkatërrua banda shqiptare e trafikut të kokainës. Gjatë operacionit antidrogë të koduar “LOS BLANCOS”, u vunë në pranga pesë shqiptarë.

 

Ata u arrestuan në Tiranë, Durrës, Vlorë dhe Lezhë. Të pestë do të dorëzohen para autoriteteve italiane. Policia shqiptare dha detaje për inicialet, moshën dhe veprat penale të kryera prej tyre:

 

  • Në Tiranë është kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimi shtetasi Gentjan Manaj, 35 vjeç, banues në Tiranë, Gjykata e Firences, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”,  për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.

 

  • Në Vlorë janë kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimi shtetasit Elvis Jaupaj, 27 vjeç dhe Jorin Llambro, 31 vjeç, pasi Gjykata e Firences, Itali, iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.

 

  • Në Durrës është kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimi, shtetasi Rexhino Ibrahimi, 33 vjeç, pasi Gjykata e Firences, Itali, i caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale”.

 

  • Në Lezhë është kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimi shtetasi Vladimir Lesaj, 40 vjeç, pasi Gjykata e Firences Itali, e ka dënuar me 24 vite burg, për veprën penale “Shkelje e ligjit mbi drogat”.

 

Hetimet për të çmontuar bandën “KOMPANIA BELLO”, që drejtohej nga një 40-vjeçar shqiptar me bazë në Ekuador, nisën para pesë vjetësh.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *