Subscribe

Goditet grupi më i fuqishëm shqiptar i trafikimit të kokainës në Evropë. EUROPOL dha detaje për këtë mega-operacion të koduar “LOS BLANCOS”. Për të çmontuar grupin e kriminelëve, janë kryer hetime pesëvjeçare të udhëeqrura nga Italia.

 

Këto hetime çuan në pranga 20 persona në të gjithë Evropën gjatë kësaj jave. Nga të arrestuarit, pesë u vunë në pranga nga Shqipëria, pesë nga Italia, dy në Hollandë, dy në Gjermani, një në Rumani, një në Hunari, një në Spanjë dhe një në Emiratin e Dubait.

 

Deri tani është zbuluar vetëm emri i një të arrestuari. Bëhet fjalë për Eldi Dizdarin, i kërkuar për vrasjen në ish-Bllok në vitin 2018.

 

Të dyshuarit janë vendosur në paraburgim për trafik ndërkombëtar të substancave narkotike, mbajtje dhe shpërndarje të paligjshme të drogës dhe sulmeve brutale, përfshirë vrasjen. Këto arrestime ndjekin ato të 84 anëtarëve të tjerë të këtij grupi kriminal në fillim të hetimeve në Itali, Ekuador, Hollandë, Mbretëri e Bashkuar, Zvicër dhe Gjermani.

 

Ky operacion, ku u godit grupi kriminal “KOMPANIA BELLO”, konsiderohet si më i madhi i këtij lloji ndonjëherë kundër krimit të organizuar shqipfolës. Rreth 4 ton kokainë dhe mbi 5.5 milion € në para janë kapur gjatë këtij hetimi.

 

Një model biznesi i sofistikuar

 

Për vite me radhë, importuesit ndërkombëtarë të kokainës punuan veçmas nga shitësit me shumicë dhe bandat që shpërndanin drogën në rrugë. Në këtë rast, rrjeti shqipfolës nën hetim hodhi poshtë të gjithë modelin dhe kontrolloi të gjithë zinxhirin – nga rregullimi i dërgesave të mëdha direkt nga Amerika e Jugut deri te shpërndarja në të gjithë Evropën.

 

Duke përdorur mjete të sofistikuara të koduara të komunikimit, kreu i organizatës – një shtetas shqiptar 40-vjeçar me qendër në Ekuador – negocioi drejtpërdrejt me kartelet e drogës në Amerikën e Jugut, organizoi dërgesat e mëdha të kokainës në portet kryesore të Evropës dhe, me ndihmën e bashkëpunëtorëve të vendosur në Itali, Hollandë dhe Shqipëri, organizuan shpërndarjen në të gjithë Evropën. Kokaina ishte kontrabanduar përtej kufijve evropianë të fshehur në automjete të pajisura me ndarje të fshehura të sofistikuara.

 

Kriminelët pastruan të ardhurat e tyre duke përdorur një sistem nëntokësor të remitancave me origjinë kineze, i njohur si sistemi fei ch’ien. Njerëzit që përdorin fei ch’ien depozitojnë një shumë në një ‘agjenci’ rrjeti në një vend. Një operator tjetër tërheq shumën ekuivalente diku tjetër në botë dhe ia kalon marrësit të synuar. Duke mos lënë asnjë gjurmë të provave treguese për hetuesit e zbatimit të ligjit, rrjeti besohet të ketë pastruar miliona euro përmes këtij sistemi.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *