Subscribe

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi bashkë me nxënës të shkollave të Përmetit dhe strukturat e Mjedisit në kuadër të nismës “Krijo oksigjenin tënd” mbollën fidanë për të krijuar kurorën e gjelbër të Kosinës.

 

Klosi tha se Kosina është një nga 100 fshatrat e programit dhe se ky fshat d otë marrë vlerat që ai ka.

 

“Me nxënësit e shkollës 9- vjecare të Përmetit, kemi ardhur këtu në Kosinë, në një nga 100 fshatrat pjesë e programit tonë për mbështetjen e 100 fshatrave për të mbjellë qindra fidanë të tipeve të ndryshme, por ajo që është më e rëndësishme është që ne këtu po mbjellim fidanë të dafinës dhe po ashtu pisha dhe dhe bimë të tjera që janë për këtë zone”, tha ministri Klosi.

 

Ai përsëriti thirrjen për të mbjellë 5 pemë, në datat 1-2 Mars, në Ditët e Pemëve, ku do të ketë një pjesëmarrje masive nga veriu në jug, nga fshati në qytet, për të mbjellë pemë për mjedisin që duam, për më shumë pastërti dhe shëndet për brezat e rinj.

 

“Do të donim shumë që kjo zonë të vazhdonte të pyllëzohej dhe për këtë të gjithë ekspertët e ministrisë, të zonave të mbrojtura tashmë janë në terren së bashku me fëmijët, për të bërë një aksion të madh që do të kulmojë në dt 1-2 mars ku do i kërkojmë gjithë qytetarëve të mbjellin 5 pemët e tyre për të krijuar më shumë oksigjen për vendin tonë. Shpresojmë që me programin e “100 fshatrave” ky fshat të marrë vlerat që duhet të ketë. Ne si pjesë e mjedisit vazhdojmë të bëjmë pyllëzimin në zonën rreth e qark tij”, u shpreh Klosi.

 

Edhe zëvendës ministrja e Turizmit dhe Mjedisit theksoi rëndësinë për më shumë pjesëmarrje në datat 1 dhe 2 mars, kur cilido që vlerëson natyrën do të mbjellë pemët e tij për më shumë oksigjen.

 

“Në kuadër të ditëve tona të mbjelljeve ne kulmojmë këto ditë në dt 1 dhe 2 mars, që përkon edhe me samitin e diasporës dhe në këto dy ditë ne do të shkojmë në çdo cep të Shqipërisë dhe synimi ynë që të arrijmë në një shumë prej 5 milionë fidanësh në të 100 ditë aksion”, tha zv ministrja Çuci.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *