E mërkurë, 21 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Fshiheshin në Dubai, arrestohen për ekstradim 5 shqiptarë të kërkuar nga SPAK (EMRAT)

Foto ilustruese

Interpol Tirana ka vijuar operacionin e koduar “The Ëanted”, në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar për lokalizimin dhe arrestimin e shtetasve shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Policia e Shtetit njoftoi se, falë shkëmbimit të informacionit me homologët në Abu Dhabi, janë kapur në Dubai dhe arrestuar me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë pesë shtetas të kërkuar nga SPAK.

Reklamë

Sipas njoftimit zyrtar, katër prej tyre, konkretisht Kristo Qirici, Shkelzen Kraja, Ilir Lazri dhe Aleks Pepaj dyshohen për përfshirje në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Ndërkohë, shtetasi Merxhan Celiku 34 vjeç, akuzohet për mashtrim kompjuterik.

Reklamë

“Si rezultat i shkëmbimit të informacionit me homologët në Abu Dhabi, janë kapur në Dubai dhe janë arrestuar me qëllim ekstradimin në Shqipëri, 5 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të kërkuar nga SPAK-u.

-4 nga këta shtetas, konkretisht K. Q., 44 vjeç, Sh. K., 44 vjeç, I. L., 30 vjeç, A. P., 38 vjeç, janë të dyshuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

-Shtetasi M. C., 34 vjeç, është i dyshuar për mashtrim kompjuterik.

Gjithashtu, vijon bashkëpunimi për verifikimin e një shtetasi tjetër shqiptar që ndodhet në Dubai, i cili dyshohet se përdor dokumente false.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin për finalizimin e procedurave të ekstradimit në Shqipëri, të 5 shtetasve të kapur në Dubai”, njofton policia.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë