Ministria e Shëndetësisë: 320 të lënduar nga protestat, 9 prej tyre vijojnë të jenë të shtruar në spital

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka bërë të ditur se gjatë protestave të zhvilluara në periudhën 13–21 tetor 2026 janë raportuar gjithsej 320 persona të dëmtuar, sipas të dhënave të administruara nga strukturat shëndetësore në vend.
Sipas përditësimit të fundit, gjatë protestës së djeshme, në Spitalin Universitar të Traumës (SUT) dhe në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) kanë marrë trajtim mjekësor gjithsej tetë persona.
Në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur gjashtë persona: një efektiv policie, një protestues dhe katër kalimtarë. Tre prej kalimtarëve janë shtruar për trajtim të mëtejshëm në spital. Njëri prej të lënduarve ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale, e cila ka përfunduar me sukses, ndërsa gjendja e pacientit paraqitet e mirë.
Informacion mbi të lënduarit gjatë protestës 13 – 21 tetor 2026 (ora 11:00):
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale informon se gjatë protestës së djeshme në SUT dhe QSUT janë paraqitur dhe kanë marrë trajtim 8 persona:
Në SUT janë paraqitur 6 persona:
- 1 efektiv policie
- 1 protestues
- 4 kalimtarë, tre prej të cilëve janë shtruar për trajtim të mëtejshëm në spital. Një prej të lënduarve i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale, e cila ka përfunduar me sukses dhe gjendja e pacientit është e mirë.
Aktualisht në SUT janë 9 persona të shtruar, të lënduar gjatë protestës: - 4 protestues
- 1 efektiv policie
- 1 përfaqësuese e medias
- 3 kalimtar
Në QSUT janë paraqitur 2 persona: - 1 efektiv policie
- 1 protestues
Të dy të lënduarit kanë marrë mjekimin dhe janë larguar që dje nga spitali.
Përmbledhje: Në datat 13 – 21 tetor 2026 në total janë raportuar 320 persona të dëmtuar, sipas të dhënave të administruara nga strukturat shëndetësore:
- Spitali universitar i Traumës
- QSUT
- Spitali Rajonal Durrës
- Spitali Rajonal Vlorë
- Spitali Rajonal Lezhë
Sipas kategorive të raportuara, personat e dëmtuar ndahen si më poshtë:
• 192 efektivë të Policisë së Shtetit;
• 92 protestues;
- 36 kalimtarë; (Mes tyre: 6 përfaqësues të medias, 1 prej tyre i huaj)




