E martë, 20 Tetor 2026 Te Paekpozuarit Live deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

“Ku është babi im?” Momenti kur i biri mëson për vdekjen e të atit

Ky është momenti kur djali i viktimës, 46-vjeçarit Ismet Habili, mëson për ekzekutimin e të atit.

Teksa afrohet në vendngjarje, ai dëgjohet të thërrasë: “Ku është plaku? Ku është babai im? Ikni! Ku e kam babën? Ku është babi?”

Reklamë

46-vjeçari u gjet pa shenja jete brenda automjetit, në rrugën Mihal Popi, në zonën e Vasil Shantos.

Sipas raportimeve, në pjesën e përparme të makinës u konstatuan shenja plumbash.

Reklamë

“Më datë 20.10.2026, rreth orës 20:20, në Sallën Operative është marrë njoftim për një automjet të aksidentuar në rrugën “Mihal Popi”, në bllokun “1 Maji”.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë konstatuar brenda automjetit tip “Volvo”, shtetasin I. H., pa shenja jete, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.