Subscribe

Sipas vendimit të qeverisë për rimbursimin e barnave kundër Covid -19, vlera e rimbursimit të paketës së barnave për skemën 1 të trajtimit (forma e lehtë) do të jetë jo më shumë se 1 650 (një mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë) lekë. Vlera e rimbursimit të paketës së barnave për skemën 2 të trajtimit (forma e mesme) do të jetë jo më shumë se 10 900 (dhjetë mijë e nëntëqind) lekë.

Referuar këtij vendimi, gazetari Mentor Kikia, I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, është shprehur se ky rimbursim është një lloj ironie. Sipas tij shteti do të duhej të rimbursonte edhe tamponin.

“Nuk pres, shkoj dhe bëj tamponin tek private, pasimarr përgjigjen që jam pozitiv shkoj dhe marr këto ilaçe. Pra, kur unë kam harxhuar rreth 100 mijë lekë të vjetra, vij marr ilaçet dhe ti më rimburson ilaçet 16 mijë lekë, nëse unë rezultoj pozitiv. Ti ki kurajon si shtet të më rimbursosh edhe tamponin. Jo, tamponi 100 mijë lekë, ti thua të rimbursoj 16 mijë lekëshin. Kjo është një lloj ironie.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *