E shtunë, 17 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/3 përditësuar 4 orë më parë
Vendi

Operacioni “Fury”/ Kapen në Durrës dy të kërkuar ndërkombëtarë për vrasje dhe krim të organizuar

Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin ndërkombëtar të koduar “Fury”, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe partnerët ndërkombëtarë të sigurisë.

Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar në Durrës dy shtetas me rrezikshmëri të lartë shoqërore, të kërkuar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Reklamë

Të arrestuarit janë identifikuar si M. Xh., 26 vjeç, i lindur në Shkup, dhe S. N., 34 vjeç, i lindur në Norvegji. Për ta, INTERPOL kishte lëshuar urdhra arresti ndërkombëtar për disa vepra të rënda penale të kryera në Maqedoninë e Veriut.

Gjatë kontrolleve, policia u gjeti dy të arrestuarve dokumente identifikimi të dyshuara të falsifikuara, të cilat dyshohet se janë përdorur për të dalë nga territori i Maqedonisë së Veriut dhe për t’iu shmangur drejtësisë.

Reklamë

Në vijim të operacionit u arrestua në flagrancë edhe shtetasi Xh. R., 26 vjeç, nga Maqedonia e Veriut, i dyshuar se u kishte siguruar personave të kërkuar dokumentet false. Ai akuzohet për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia sekuestroi edhe një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Operacioni “Fury” u zhvillua si rezultat i bashkëpunimit mes strukturave të Policisë së Shtetit, partnerëve të Shërbimit Diplomatik të Sigurisë (DSS) pranë ambasadave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë dhe Shkup, si dhe autoriteteve homologe të Maqedonisë së Veriut.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

/vizionplus.tv

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë