E shtunë, 17 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/3 përditësuar 6 orë më parë
Showbiz

Princ Leka bëhet baba për herë të dytë, Blerta Celibashi sjell në jetë djalin e tyre, Aleksandër

Princ Leka dhe Blerta Celibashi janë bërë prindër për herë të parë së bashku. Çifti ka mirëpritur ardhjen në jetë të djalit të tyre, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Aleksandër.

Sipas informacioneve, vogëlushi ka lindur mëngjesin e sotëm rreth orës 05:30.

Reklamë

Lidhja mes Princ Lekës dhe Blerta Celibashit u bë publike rreth një vit më parë, ndërsa çifti kurorëzoi marrëdhënien e tyre me martesë në një ceremoni private në mars të këtij viti.

Reklamë

Princ Leka është gjithashtu baba i një vajze, Geraldinës, nga martesa e parë me aktoren Elia Zaharia. Martesa e tyre u zgjidh zyrtarisht nga Gjykata e Tiranës më 25 prill 2024, pas konflikteve të vazhdueshme dhe ndërprerjes së bashkëjetesës.

Ndarja e tyre u shoqërua me një përplasje familjare të bërë publike në media, ku u raportuan edhe incidente mes Princ Lekës dhe familjarëve të ish-bashkëshortes.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë