Një 38-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi u kapme kokainë në makinë, gari për shitje.
Policia njofton se në makinën “Audi” që drejtohej nga i riu, u gjet një qese me rreth 100 gramë lëndë të dyshuar narkotike Kokainë.
Lënda narkotike u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin ku u gjet.
Njoftimi i policisë:
Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara nga puna operative, në vijim të aksioneve të Policisë së Tiranës, për kapjen e shtetasve që shesin lëndë narktotike në sasi dhe në doza, në zona me frekuentim të lartë dhe në zona të tjera të kryeqytetit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve finalizuan operacionin e koduar “Destinacioni”.
Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. K., 38 vjeç, banues në Tiranë.
Nga kontrollet në automjetin tip “Audi” që ky shtetas drejtonte në fshatin Mëzez, u gjet një qese me rreth 100 gramë lëndë të dyshuar narkotike Kokainë, gati për shitje.
Lënda narkotike u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin ku u gjet.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.





