Mungesa e dakordësisë për miratimin e një deklarate të përbashkët në mbledhjen e Komitetit të Stabilizim Asocimit u bë shkak për debate në mbledhjen e Komisionit të Jashtën në Kuvend.
Me pretendimin se po pengohet procesi i integrimit, opozita vuri në dukje rrëzimin e amendamenteve gjatë takimit të së enjtes.
“ Nga 35 amendamente, eurodeputetë kanë miratuar 31, ndërkohë nga mazhoranca janë rrëzuar. Ky është një sinjal alarmi për integrimin e Shqipërisë. Ato amendamente janë të reflektuara në rezolutë e PE dhe raportin IBAR. Keni dëshmuar jeni ju pengesa në Integrimin europian”, tha deputetja e PD Albana Vokshi.
Por mazhoranca i rikujtoi PD-së se janë miratuar në fakt një sërë amendamentesh që ata kanë depozituar.
“Kemi miratuar 15 amanedamente të PD. Nuk ka si të vendosim aty referenca që flasin kundër progresit të shqipërisë dhe referneca që nuk i përshtaten frymës së bashkëpunimit që kemi patur deri më tani”, u shpreh deputeti i PS Erjon Malaj.
Por diskutimet dhe akuzat nuk përfunduan me aq. Një tjetër pretendim i opozitës ishin paratë e përdorura nga qeveria për koncertin e rreperit amerikan Kanye uest.
“Futja e duarve tek rezervat, 4.2 mln euro për një koncert privat, ndërkohë që nuk ka para për zjarrëfikësit, pensionistët, onkologjikun. spese ne sigurisht nuk do ta votojmë këtë aktnormativ”, shtoi Vokshi.
“Është një ngjarje e madhe për Shqipërinë në arenën ndërkombëtare. janë eeth 30 mijë të tuaj nga 80 vede të ndryshme të botës. dhe shumë mirë të vijnë ta përpjetojnë tiranë sic është vërtetë dhe jo ashtu sic ka dalë nga lajmet dashakeqe të revolucionarëve patetik në bulevard”, tha deputetja socialiste Sara Mila.
Më herët, lidhur me fondin prej 4 milionë eurosh të harxhuar për koncertin e Kanye Ëest reagoi dhe Kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh se fitimet që do të sjellë do të jenë edhe më të mëdha se fondi i alokuar për koncertin.





