E diel, 25 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“S’paske pasur asnjë kod njerëzor”, Balla-Berishës: Pagove para për të dhunuar pllakatat e dëshmorëve të 21 Janarit

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste,Taulant Balla, ka reaguar pas dëmtimit të pllakave përkujtimore të dëshmorëve të 21 Janarit, duke akuzuar kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, për këtë akt.

Përmes një postimi, Balla e ka kritikuar ashpër Berishën, duke ngritur pretendimin se për dëmtimin e pllakave janë paguar para dhe janë dhënë porosi

“O Saaali po nuk paske pas asnjë kod njerëzor? Shqiptari nuk ka zakon të dhunojë varret. Po si mund të paguash para dhe të japësh porosi për dhunuar pllakatat përkujtimore të dëshmorëve të 21 Janarit!?”, shkruan Taulant Balla.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.