Banorët e fshatit Mërqi të Lezhës kremtuan Ditën e Martirizimit të Shën Gjon Pagëzuesit. Në këtë ditë u celebrua një meshë e veçantë pasi u bekua edhe këmbana e re, e dhuruar nga familja Pali.
Pikërisht pas 7 vitesh, Kisha ku nga Papa Klementi i XI me 14 Janar 1703 u mblodh Kuvendi i Arbrit, tingëllima e këmbanës u dëgjua perseri. Kleri katolik dhe banorët e zonës falenderuan familjen Pali për këtë bekim, me urimin e ditës “Shën Gjoni ju ndihmoftë!”
Emirjan Gjergj Pali deklaroi se këmbana është bërë e re në Itali dhe me mbishkrimin për kishën e Shën Gjonit. Ajo peshon 255 kg, dhe prej 29 gushtit do të qëndrojë si bekim për kishen në Kupolën e Kishës së Kuvendit të Arbrit.
Këmbana shekullore e kësaj kishe u vodh në qershor të vitit 2012, ajo kishte një rëndësi të veçantë, pasi i kishte rezistuar edhe pushtimit turk, falë banorëve të cilët e kishin groposur në dhe, por nuk arriti që t’i shpëtonte grabitjes. Ende asnjë gjurmë për atë objekt të një rëndësie të veçantë.
Gjatë këtyre viteve kupola e Kuvendit të Arbrit ishte pa këmbana, ndërsa sot falë humanizmit të familjes Pali, ķëmbana ra përseri për të na zgjuar ndërgjegjen për të ruajtur e trashëguar vlera, dhe për të kujtuar institucionet e historise dhe kulturës se Kisha e Kuvendit të Arbrit është në këtë fshat jo më shumë se 4 km larg qytetit të Lezhës.
Duhet promovuar dhe vlerësuar kjo kishë për vetë rëndësinë e saj, pasi i vetmi aktivitet që është organizuar në vitin 2003 në 300 vjetorin e Kuvendit të Arbrit.
Nga ana tjetër për t’u bërë e vizitueshme duhet që të ndërtohet edhe rruga, pasi është tërësisht e amortizuar.










