E hënë, 5 Tetor 2026 Film TV deri në 05:10 Në vijim ora 05:10: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

I shpallur në kërkim për plagosje të dyfishtë, arrestohet 41-vjeçari, policia: Ishte i armatosur

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 41-vjeçar të shpallur në kërkim për plagosje të dyfishtë.

Në kuadër të operacionit “Udhëkryqi”, u arrestua shtetasi  Y. M., 41 vjeç.

Reklamë

Policia njofton se 41-vjeçari u ndalua për kontrolle, në rrugën “Mine Peza”.

Gjatë kontrollit në automjetin që ai drejtonte u gjetën 1 armë zjarri (pistoletë), krehri i saj me fishekë, dhjetëra fishekë të kalibrave të ndryshëm, 1 armë e ftohtë (thikë) dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë.

41-vjeçari ishte në kërkim, pasi më datë 2 qershor 2026, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasit E. Q. dhe A. V., tek ura e Paskuqanit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë