Nga Tea Sadiku
Finalja e madhe e “Ferma VIP 3” nuk tërhoqi vetëm vëmendjen e publikut shqiptar, por edhe të përfaqësuesve ndërkombëtarë të formatit, të cilët vlerësuan suksesin e këtij produksioni në Shqipëri.
E pranishme në natën finale ishte edhe Andrea Gavacova, drejtore e “Fremantle Media për Europën Qendrore dhe Lindore”, e cila shprehu vlerësimin e tij për mënyrën se si është realizuar formati në vendin tonë.
Sipas saj, “Ferma VIP” jo vetëm që i përmbush standardet ndërkombëtare të formatit, por në shumë aspekte arrin edhe t’i tejkalojë ato në kuptimin e investimit, në listën e konkurrenteve, mbulimin 24 orë të jetës në fermë, prime me vlera të larta prodhimi televiziv në studio me teknologji të fundit dhe efekte speciale avangarde.
“Jam shumë e lumtur që ndodhemi sot këtu për finalen e Fermës. Mendoj se ky format jo vetëm që i përmbush të gjitha standardet, por i tejkalon ato në mënyrën më pozitive të mundshme”, tha Gavacova.
Gavacova theksoi se “Ferma VIP” renditet ndër formatet më të suksesshme se bashku me “Got Talent”, në tregjet ndërkombëtare, duke i konsideruar ato ndër produktet më të forta televizive.
“Sa më takon mua, mund të them se, duke qenë se unë merrem me shitjen e formatit në të gjitha tregjet që mbuloj, ky është vërtet një nga formatet më të njohura, së bashku me ‘Got Talent’ dhe disa të tjerë. Prandaj, për mua, ky është standardi i artë”, u shpreh Gavacova.
Andrea vlerësoi gjithashtu ndikimin e madh që “Ferma VIP” ka krijuar në platformat digjitale dhe rrjetet sociale.
“Sigurisht, matjet e audiencës, shtrirja dhe ndikimi në rrjetet sociale janë tregues shumë të rëndësishëm. Duhet të them se, edhe pse raportimi i audiencës në Shqipëri mund të mos jetë gjithmonë në formatin që jemi mësuar të shohim në tregje të tjera, ne shohim tregues të tjerë shumë të fortë. Shohim fuqinë e markës që Ferma VIP ka krijuar në platformat sociale, veçanërisht në YouTube, si edhe ndikimin që ajo ka tek publiku dhe tek ne si mbajtës të formatit”, tha Gavacova.
Vlerësimet e ardhura nga drejtuesit ndërkombëtarë të formatit konfirmojnë edhe një herë suksesin që “Ferma VIP” ka arritur në Shqipëri, duke e kthyer atë në një nga produksionet më të ndjekura dhe më të komentuara në hapësirën shqiptare./vizionplus.tv





