E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Denoncuan trafikantët e drogës në Polici, dhunohet çifti i bashkëshortëve në Fushë-Arrëz

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Arst, në territorin e Fushë-Arrëz, ku një çift është bërë objekt dhune nga persona ende të paidentifikuar.

Sipas informacioneve paraprake nga burime policore, një burrë është dhunuar teksa po kthehej nga puna. Më pas, autorët dyshohet se kanë ushtruar dhunë edhe ndaj bashkëshortes së tij. Gjendja e tyre shëndetësore dhe detaje të tjera mbi ngjarjen nuk janë bërë ende publike.

Rrethanat e incidentit mbeten të paqarta, ndërsa grupet hetimore po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Burime jozyrtare bëjnë me dije se një nga pistat që po verifikohet lidhet me dyshimet se çifti kishte sinjalizuar më herët Policinë e Shtetit për një operacion antidrogë të zhvilluar rreth tre javë më parë në zonë. Megjithatë, ky informacion mbetet ende në fazën e verifikimit dhe nuk është konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet.

Reklamë

Ndërkohë, pritet një reagim dhe komunikim zyrtar nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen.

/vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë