E enjte, 12 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kulturë

Kisha e Shën Gjergjit në Shipskë, restaurim në pikturat murale

 

Një tjetër objekt I vjetër dhe me vlera I kultit ortodoks  është në proçes restaurimi nga Drejtoria rajonale e kulturës kombëtare  Korçë.

 

Ky objekt është kisha e Shën Gjergjit në fshatin Shipskë, pranë Voskopojës. Gjergji Koki, drejtor I DRKK thotë se po kryhen ndërhyrje konsoliduese dhe restauruese në kishën e Shën Gjergjit. Ai e cilëson këtë objekt të vjetër kulti si një monument të pasur në piktura murale.

Reklamë

 

Nuk njoftohet sa është afati për ndëhryrjen restauruese në kishën e fshatit Shipskë.

 

Ky kujdes për trashëgiminë kulturore, vjen pas një sërë investimesh në 4 kisha bizantine në Voskopojë, në kishën e Shën Ristozit në Mborje dhe një kishe në Vithkuq. Ky konsiderohet një mision I mundur për të ruajtur e përçuar edhe te brezat e ardhëshëm pasurinë kulturore kombëtare.

Vazhdo të lexosh

Reklamë