Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor kombëtar Elbasan–Peqin, në zonën e Papërrit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:15, ku një automjet është përfshirë në aksident.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara. Përplasja ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa ende nuk ka të dhëna të plota nëse ka persona të lënduar.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po kujdesen për disiplinimin e qarkullimit në këtë aks rrugor. Ndërkohë, vijojnë veprimet hetimore për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Autoritetet pritet të japin më shumë informacion në vijim lidhur me gjendjen e personave që udhëtonin në automjet dhe pasojat e aksidentit.
/vizionplus.tv





