Ylli kuqezi, Anis Mehmeti, u përfshi ditën e sotme në listën e futbollistëve që do të jenë pjesë e skuadrës së Ipswich në Premier League.
Por, ende pa nisur gëzimi, Mehmeti mori një tjetër goditje nga trajneri i tij, i cili edhe për sfidën me Liverpoolin e ka lënë në tribunë.
Ipswich e fitoi ndeshjen e javës së parë ndaj Sunderlandit, ndërsa përballë Manchester United pësoi humbje. Për javën e tretë është rezervuar sfida ndaj Liverpoolit në shtëpi.
Mehmeti ka ndjekur çdo ndeshje të Premier League nga tribuna. Duke qenë se refuzoi transferimin në Championship, situata po bëhet gjithnjë e më shqetësuese.





