Kim Kardashian dikur e kishte bërë shumë të qartë që nuk do të mbetej më shtatëzanë. Ajo tashmë ka dy fëmijë, vajzën 3 vjeç e gjysmë, North dhe djalin 1 vjeç Saint. Me të dyja shtatëzanitë ka vuajtur shumë, por në promon e sezonit të ri të reality showt, Kim eshtë e vendosur të bëhet nënë për herë të tretë, edhe përse mjekët thonë se ajo rrezikon dhe jetën.

 

 

Ndonëse nëna e saj, Kris Jenner dhe gjithë të afërmit e inkurajojnë të mos bëjë asgjë që e rrezikon, Kim ka një qëllim të qartë në mendje. Një burim pranë Kardashianëve, familjes më të famshme të momentit, tregon disa detaje për publikun.

 

 

Informatori shprehet: “Edhe përse gjërat me Kanye po shkojnë për mrekulli, Kim diskuton vazhdimisht një fëmijë të tretë. Mendoj se tema e një fëmije të tretë nxit shumë kureshtje në reality shown e saj, kjo mund të jetë nje nga arsyet kryesore përse ajo e diskuton. Një fëmijë i tretë i Kim dhe Kanye do të bënte një show të vërtetë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *