Gazetarja ruse, Daria Shipachieva, është dënuar me 12 vjet burg nga një gjykatë në Moskë, me akuzat për tradhti qeveritare, raportoi agjencia e lajmeve Interfax.
Gjyqi u zhvillua me dyer të mbyllura dhe asnjë detaj i çështjes nuk u publikua zyrtarisht.
Agjencia Interfax, duke cituar media të tjera, raportoi se akuzat lidhen me një transferim të dyshuar parash në Ukrainë.
Sipachyova u deklarua fajtore dhe u dënua me dënimin minimal për veprën penale. Në një video të shkurtër të publikuar nga media e pavarur Mediazona nga brenda sallës së gjyqit, ajo u shfaq e tronditur ndërsa u shpall vendimi.
Sipas faqes së internetit Mediazona, tema e gazetares ishte çështje shkencore dhe mjekësore dhe ajo punonte për disa grupe të mëdha shtypi ruse.
Rusia ka shtrënguar ligjet e censurës dhe ka rritur presionin mbi median e pavarur që nga fillimi i luftës së saj në Ukrainë në vitin 2022.
Përpara se të nxirrej vendimi, Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve, një organizatë e pavarur jofitimprurëse që promovon lirinë e shtypit në nivel global, raportoi se 29 gazetarë janë aktualisht të burgosur në Rusi.





