E hënë, 5 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Nis asfaltimi i rrugës Potom–Backë–Qafa e Martës, Rama: Do të afrojë më shumë Korçën me Skraparin

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale lajmin për nisjen e punimeve në rrugën që lidh Skraparin me Korçën.

Në postimin e tij Rama shkruan se ka nisur asfaltimi i rrugës Potom–Backë–Qafa e Martës, duke theksuar se kjo do të shërbejë për të afruar dy qarqe përmes një infrastrukture moderne.

Reklamë


Postimi i Ramës:

????????????‍♀️Ka nisur asfaltimi i rrugës Potom – Backë – Qafa e Martës, një investim strategjik që lidh Skraparin me Korçën, duke afruar dy qarqe përmes një infrastrukture moderne????????????

Ky investim do të lehtësojë lëvizjen, do të ulë kostot e transportit, do të forcojë ekonominë lokale, do të krijojë më shumë mundësi për fermerët dhe sipërmarrësit, si dhe do të hapë një perspektivë të re për zhvillimin e turizmit në një nga zonat me potencialin më të madh natyror të vendit????

Vazhdo të lexosh

Reklamë