Subscribe

Në prag të nisjes së fushatës elektorale, shqetësimi i ndërkombëtarëve mbetet transparenca e financimit të partive politike. Këshilli i Europës flet për mosbesim të shqiptarëve ndaj asaj çka subjektet politike deklarojnë në fund të procesit. Duke e konsideruar një shqetësim real, ndërkombëtaret kërkojnë transparencë më të madhe.

 

“Më 18 Qershor populli do shkojë në zgjedhje. Partitë si lidhja kryesore mes individit dhe Parlamentit, kanë përgjegjësinë për legjitimitetin dhe besueshmërinë e procesit demokratik. Shpesh partitë dhe politikanët përballen me kritika dhe mungesë besimi. Rëndësi të veçantë ka transparenca e financimit të fushatës elektorale. Këshilli i Europës ka ofruar asistencën e tij për ndryshimet në kuadrin ligjor. Perceptimi publik është se shpenzimet e partive politike në fushata janë të mëdha, por jo të reflektuara ashtu siç duhet në raportimet financiare.”

 

Në të njëjtën linjë u shpreh edhe kreu i KQZ-së Denar Bibia, i cili përcaktimet në Kodin Zgjedhor për transparencën e financimeve gjatë fushatave, i konsideroi si të pamjaftueshme.

 

Për rëndësinë e reduktimit të shpenzimeve të subjekteve politike, u shpreh edhe bashkëkryetari socialist i Komisionit të posaçëm për reformën zgjedhor. Por Taulant Balla më shumë vuri theksin tek rritja e ndëshkimit për krimin elektoral.

 

Deri më tani, Parlamenti ka shtyrë tre herë mandatin e komisionit të reformës zgjedhore, e cila do të duhet adresojë rekomandimet e partnerëve ndërkombëtarë, ku një ndër kryesoret mbetet financimi i partive.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *