E martë, 10 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Arrestohet 21-vjeçari shqiptar në Itali

Policia italiane ka arrestuar një 21-vjeçar shqiptar. Shqiptari u kap në momentin kur po i shiste një dozë kokaine një 31-vjeçari vendas.

Gjatë kontrolleve në makinën e tij policia gjeti 12 doza të tjera të së njëjtës substance.

Po ashtu policia sekuestroi edhe 360 doza lëndë narkotike të paketuara dhe një shumë prej 3,365 eurosh në para të gatshme, të ndara në kartëmonedha me prerje të ndryshme, që besohet të jenë të ardhura nga aktiviteti i paligjshëm.

/vizionplus.tv

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë