E enjte, 15 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/5 përditësuar 33 minuta më parë
Politikë

Sali Berisha mbledh Këshillin Kombëtar për vendimet kyçe

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike është mbledhur sot për të zgjedhur forumet drejtuese të forcës më të madhe politike të opozitës.

Anëtarët e Këshillit do të zgjedhin kryesinë e re dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar.

Reklamë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vendosur të ripërtërijë ekipin drejtues.

Edi Paloka, një prej figurave me më shumë eksperiencë në partia do largohet nga pozicioni i kryetarit të Keshillit Kombëtar. Në vend të tij, Berisha ka propozuar si kandidate dy zonja, aktoren Julia Emiri dhe Silva Hasaj.

Reklamë

Për të qenë pjesë e kryesisë garojnë Ilir Alimehmeti, i cili pritet të jetë kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Tiranës. Gjithashtu garojnë ish-deputeti Lefter Gështenja, ish-kandidati për deputet Grigels Muçollari.

11 deputetët kryesorë të PD-së janë automatikisht anëtarë të kryesisë së PD për shkak se janë kryetarë apo nënkryetarë të komisioneve në parlament.

Këshilli do të zhvillojë një mbledhje tjetër për të zgjedhur nënkryetarët dhe sekretariatin e PD.

Vazhdo të lexosh

Reklamë