Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
01 July 2026
Vizion fokus

Dita e 32-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve

Moti i keq në Maqedoninë e Veriut, stuhi e...

Mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së, kush janë emrat...

Sulmet me dron godasin urat pranë Donetskut

OKB: Presim donacione për të mbijetuar, paratë kanë mbaruar

Gjashtë të vdekur nga zjarri në një pallat 10-katësh...

Sali Berisha mbledh Këshillin Kombëtar për vendimet kyçe

Trump bën udhëtimin e parë me “Air Force One”...

95-vjetori i Shërbimit të Ndërlidhjes, Nufi: Shqipëria ka rritur...

Izraeli: Trupat tona do të vijojnë të mbeten në...

Gjashtë të vdekur nga zjarri në një pallat 10-katësh në Antwerp

1 Korrik 18:57

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një zjarri që shpërtheu në një pallat 10-katësh në Antwerp, njoftoi policia belge.

Një re e dendur tymi u ngrit nga kati i tetë i godinës, e cila ndodhet në lagjen Linkeroever. Sipas BBC, një video dramatike tregon momentin kur një banor zbret nga ballkoni i apartamentit të tij drejt dritares së fqinjit për t’i shpëtuar tymit të zi që kishte përfshirë ndërtesën.

Policia bëri të ditur se në pallat jetojnë më shumë se 200 persona, të shpërndarë në 80 apartamente, ndërsa trupat e disa viktimave janë gjetur tashmë brenda godinës.

Zjarri shpërtheu në orët e mëngjesit në këtë zonë rezidenciale të Antwerp-it, e njohur për ndërtesat e larta dhe afërsinë me një park të madh ku gjatë verës organizohen koncerte në ambient të hapur.

Sipas të dhënave paraprake, flakët dyshohet se janë shkaktuar nga një defekt teknik në katin përdhes të ndërtesës.

Menjëherë pas alarmit, në vendngjarje mbërritën ekipe të shumta zjarrfikësish, ambulancash dhe efektivë policie, përfshirë edhe një njësi të specializuar që përdor dronë për operacionet e kërkim-shpëtimit. Autoritetet aktivizuan gjithashtu një plan emergjence shëndetësore për të shmangur mbingarkesën e spitaleve të zonës.

Kryeministri i Belgjikës, Bart De Wever, ish-kryetar i bashkisë së Antwerp-it, reagoi përmes një mesazhi në rrjetet sociale.

“Mendimet e mia janë me viktimat dhe banorët që u evakuuan për shkak të zjarrit të tmerrshëm në Linkeroever. Mirënjohja ime më e thellë shkon për shërbimet e emergjencës, të cilat po bëjnë gjithçka të mundur për të shpëtuar sa më shpejt dhe në mënyrë të sigurt personat e përfshirë, si edhe për të vënë nën kontroll flakët“, u shpreh ai.

Posted Under:
Bota
Tagged:
antwerp Pallat Vizion Plus zjarr

Nga e njëjta kategori

Sulmet me dron godasin urat pranë Donetskut

më shumë...

OKB: Presim donacione për të mbijetuar, paratë kanë mbaruar

më shumë...

Trump bën udhëtimin e parë me “Air Force One” e ri që mori dhuratë nga Katari

më shumë...

Izraeli: Trupat tona do të vijojnë të mbeten në Liban, Siri dhe Gazë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

7:37

Dita e 32-të e protestës, nis grumbullimi...

7:31

Moti i keq në Maqedoninë e Veriut,...

7:27

Mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së, kush...

7:26

Sulmet me dron godasin urat pranë Donetskut

7:08

OKB: Presim donacione për të mbijetuar, paratë...

6:57

Gjashtë të vdekur nga zjarri në një...

6:37

Sali Berisha mbledh Këshillin Kombëtar për vendimet...

6:36

Trump bën udhëtimin e parë me “Air...

6:30

Qeveria e Kosovës: Sulmet ndaj policëve inkurajohen...

6:12

95-vjetori i Shërbimit të Ndërlidhjes, Nufi: Shqipëria...

6:02

Izraeli: Trupat tona do të vijojnë të...

5:57

I përfshirë në rrjetin e trafikut të...

5:45

Kushtetuesja, vendim pro Veliajt! Rrëzoi Gjykatën e...

5:44

Nis shpërndarja e bonusit të verës, Ibrahimaj...

5:24

Arrestohet 21-vjeçari shqiptar në Itali

5:21

Parashikimi i motit për ditën e enjte

5:02

“Nuk ndryshon norma e interesit”, Sejko: Rritja...

4:34

Trump për negociatat në Doha: Irani nuk...

4:22

Ukraina kërkon 6.6 miliardë euro nga fondi...

4:11

Rama ndan pamjet nga Gjermania, mëson robotin...

Më të klikuarat

  • Bonus për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar, j...
  • Spitali: Të plagosurit, jashtë rrezikut. Policia heton aksid...
  • “Doja të vija në finale, por kur pashë puthjen me Ilir...
  • Shoferi humbi jetën në aksidentin në autostradë, shefi i Urg...
  • “24 vite të vështira në martesë”/ Rrëfehet Moza Ahmeti: Vajz...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.