Koçiu mesazh protestuesve: Mos i përdorni të rinjtë për beteja politike!

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka reaguar përmes një video-mesazhi drejtuar të rinjve dhe të miturve që janë përfshirë në protestat e shoqëruara me akte dhune në Tiranë.
Koçiu i cilësoi pamjet shqetësuese, duke theksuar se, pavarësisht bindjeve politike, siguria dhe e ardhmja e fëmijëve duhet të jenë shqetësim i përbashkët.
Ajo nënvizoi se të rinjtë kanë të drejtë të protestojnë dhe të shprehen, por nuk duhet të përfshihen në dhunë apo të përdoren për beteja politike.
Reagimi i Albana Koçiut:
Pavarësisht bindjeve politike, të gjithë kemi të njëjtin shqetësim: sigurinë dhe të ardhmen e fëmijëve tanë.
Pamjet e dhunës në rrugët e Tiranës janë shqetësuese, sidomos kur mes tyre shohim të rinj dhe të mitur.
Të rinjtë kanë të drejtë të protestojnë, të shprehen dhe të kërkojnë një të ardhme më të mirë. Por askush nuk duhet t’i përfshijë në dhunë apo t’i përdorë për beteja politike.
Në fund të ditës, çdo prind dëshiron që fëmija i tij të kthehet shëndoshë e mirë në shtëpi.
Asnjë betejë politike nuk vlen më shumë se jeta, siguria dhe e ardhmja e fëmijëve tanë.




