E shtunë, 17 Tetor 2026 Diagnozë deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Ekonomi

Nis shpërndarja e bonusit të verës, Ibrahimaj jep shifrën!

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, ka ndarë lajmin e mirë për të gjithë pensionistët shqiptarë, të cilët prej ditës së sotme kanë nisur të tërheqin bonusin e verës të akorduar një ditë më parë nga qeveria, e cila është në masën e 5 mijë lekëve.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Ibrahimaj shkruan se vetëm në ditën e parë të shpërndarjes 33119 pensionistë kanë tërhequr bonusin e verës.

Reklamë


Postimi i Ibrahimajt:

Bonusi i verës ka nisur të shpërndahet!

Reklamë

Deri në orën 16:00 të ditës së parë të shpërndarjes,  33119 pensionistë kanë tërhequr bonusin e verës prej 5,000 lekësh.

Bonusi po shpërndahet së bashku me pagesën e pensionit dhe do të përfitohet nga 777,200 pensionistë dhe përfitues të skemave të pensioneve dhe trajtimeve të veçanta financiare.

Ky është bonusi i parë i akorduar në mesin e vitit, si pjesë e angazhimit për të mbështetur pensionistët dhe për të ndarë përfitimet e rritjes ekonomike me qytetarët.

Vazhdo të lexosh

Reklamë