E shtunë, 24 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Kushtetuesja, vendim pro Veliajt! Rrëzoi Gjykatën e Lartë dhe riktheu për rishqyrtim çështjen e masës së sigurisë

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin e arsyetuar për shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Lartë lidhur me masën e sigurisë ndaj Erion Veliajt.

Sipas Kushtetueses, Gykata e Lartë nuk ka ushtruar një kontroll efektiv mbi masën e sigurisë, pasi nuk ka analizuar proporcionalitetin e saj, alternativat ndaj paraburgimit dhe ndikimin që kjo masë ka në ushtrimin e mandatit të fituar me votën e qytetarëve.

Reklamë

Në vendim theksohet gjithashtu se duhet të merret në konsideratë edhe e drejta e qytetarëve për t’u qeverisur nga përfaqësuesi që kanë zgjedhur.

Për këto arsye, çështja është rikthyer në Gjykatën e Lartë, e cila do ta shqyrtojë sërish në përputhje me standardet kushtetuese.

LEXO TË PLOTË

Vazhdo të lexosh

Reklamë