E shtunë, 10 Tetor 2026 Film TV deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Burri dhunon rëndë bashkëshorten 69-vjeçare në Pogradec

Një tjetër rast i rëndë i dhunës në familje është shënuar këtë të shtunë në Pogradec.

Ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në qytetin liqenor, ku, sipas informacioneve paraprake, pas një debati mes bashkëshortëve, një i moshuar ka dhunuar me sende të forta bashkëshorten e tij 69-vjeçare, duke i shkaktuar plagë të shumta në trup

Reklamë

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë bërë të mundur shoqërimin e autorit, ndërsa e plagosura është transportuar fillimisht në Spitalin e Pogradecit.

Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, 69-vjeçarja po përgatitet të transportohet me helikopter drejt Spitalit Universitar të Traumës në Tiranë për mjekim të specializuar.

Reklamë

Ky është rasti i dytë i rëndë i dhunës në familje në Pogradec brenda pak ditësh. Vetëm disa ditë më parë, një tjetër grua mbeti e plagosur rëndë pasi u godit me thikë nga bashkëshorti i saj.

Policia po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi: 

Rreth orës 16:10, në lagjen nr. 1, Pogradec, shtetasi M. Sh., 78 vjeç, dyshohet se, gjatë një konflikti në banesë, ka goditur në kokë, me një shkop druri, bashkëshorten e tij, shtetasen Sh. Sh., 69 vjeçe, e cila është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, në gjendje të rëndë.

78-vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Pogradec dhe po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë