Kenan İmirzalıoğlu, ose siç e njohim ndryshe Mahir në serialin turk Karadayi, ka nisur xhirimet për serialin e tij më të ri.
Regjisori I filmit Onur Unlu, premton se do të jetë një serial I mbushur me emocione, të papritura e shumë surpriza.
Kenan, në këtë serial, vjen nën petkun e disa personazheve. Regjisori Onur Unlu, rrëfen për CNN turk se personazhi që Kenan luan në serial, quhet Cingöz Recai.
Ai vjen në serial, në kohë dhe karaktere të ndryshme.
Por nuk tregon më shumë. Të tjerat, duhet t’i presim në ekran.













